Portieri i Juventusit, Gianluigi Buffon, ka pohuar se ai ishte duke e shikuar topin dhe jo vijën fatale të golit, kështu që nuk e kuptoi se është bërë ndonjë gabim në referim nga gjyqtari Paulo Tagliavento.
“Unë e shikova topin, jo vijën. Unë nuk e kuptova se topi kaloi vijën dhe edhe nëse do ta kisha parë, nuk do t’i tregoja gjyqtarit”.
“Me rëndësi për mua ishte që morim një pikë dhe vazhduam serinë pa humbje në një natë të veçantë, ku luajtëm ndaj ekipit më të mirë. Në fund, çfarë ka rëndësi është se ne i jemi përshtatur takimit. Milani kishte përgatitjen më të mirë fizike dhe teknike. Në pjesën e dytë ne tentuam të ndryshojmë dhe në 25 minutat e fundit ishim më të mirë, teka pjesa e parë u dominua nga Milani”, u shpreh Buffon për La Repubblica.