Britaniku fitoi në lotari 54 milionë euro

Një fatlum nga Britania e Madhe u pasurua për 54 milionë euro pas tërheqjes së numrave të lotarisë EuroMillions.

Shanset për ta fituar ‘jackpotin’ ishin 1 me 116.5 milionë, ndërsa fat i kanë sjellë numrat 3, 7, 12, 26 dhe 34, me numrat shtesë 8 dhe 10.
Emri i fituesit fatlum nuk u bë publik. Kjo është hera e tretë që një britanik fiton lotarinë EuroMillions në më pak se një muaj dhe në bazë të kësaj mund të konkludohet se britanikët janë popull me fat.