Trinjakët më të vegjël në botë shkuan në shtëpi

Trinjakët të cilët lindën në Britaninë e Madhe 15 javë para kohe dhe që peshonin nga 900 gramë secili, më në fund shkuan në shtëpi tre muaj pas lindjes.

Foshnjat Max, Harvey dhe Lucas Udell, janë trinjakët të cilët kanë lindur aq shumë para kohe e që kanë mbijetuar.
Prindërit Rachel dhe Ashley ishin shumë të gëzuar pasi djemtë e tyre arritën në shtëpi.
“Unë nuk mund të besoj se i kam në shtëpi. Tash jemi familje komplet. Nuk ndiheshim si prindër. Nuk mund t’i preknim”, tha nëna për tabloidin britanik The Sun