Interi besohet se është në gjendje që ta zgjidhë krizën në stol duke punësuar super strategun katalanas, Pep Guardiola.
Marca shkruan se Interi ka bërë gati një ofertë të jashtëzakonshme prej 20 milionë eurosh në sezon për teknikun katalanas, vetëm e vetëm që ai të transferohet në Appiano Gentile.
Në ndërkohë, spekulimet më të reja në Itali flasin se gjendja e Ranierit nuk është aspak e mirë dhe se fati i tij do të varet nga ndeshja me Napolin, ku pos fitores nuk ekziston opsion tjetër për Nerazzurët.