Implementimi i Pakos së Ahtisarit është agjenda e vetme që ka Qeveria e Republikës së Kosovës për veriun. Kështu ka thënë ministri i Punëve të Jashtë të Kosovës Enver Hoxhaj, pas takimit që pati më zëvendëskryeministrin e Republikës së Maqedonisë, Musa Xhaferin.
Ministri i Punëve të Jashtme Enver Hoxhaj tha se Qeveria e Republikës së Kosovës është e vendosur që të jetësojë marrëveshjen për menaxhim të integruar të kufijve. Ndërkaq Plani i Ahtisarit është e vetmja zgjidhje për veriun, transmeton RTK.
Duke folur rreth bashkëpunimit me republikën e Maqedonisë, Hoxhaj potencoi se ekziston bashkëpunim i ndërsjellë mes dy republikave.
Ndërkaq, zëvendëskryeministri i Maqedonisë, Musa Xhaferi, tha se të dyja vendet synojnë anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Prandaj, bashkëpunimi në fusha të ndryshe do t`i çonte përpara të dyja republikat. Xhaferi ti tha se nëse Mitrovica do të kishte status special atëherë kostoja e sajë do të jetë shumë e lartë.