Një studente 18-vjeçare, e cila punon pjesërisht si shitëse, është shpallur si njeriu me fytyrën më të bukur në Britani të Madhe.
Shkencëtarët kanë rënë dakord se Florence Colgate ka fytyrën më të përsosur “matematikisht”.
Fytyra e vajzës është përsosmërisht simetrike dhe ajo ka raport optimal në mes të gojës, syve, fytyrës dhe ballit.
Për të marrë epitetin e fytyrës më të bukur, Florence ka fituar një garë bukurie të sponsorizuar nga Lorraine Cosmetics.