Miranda Kerr: Shëndeti është pasuri

Një prej femrave më të bukura në botë, modelja Miranda Kerr, thotë se shëndeti është pasuria e saj dhe se ajo e mban këtë duke praktikuar ‘yoga’ dhe dietë super të shëndetshme.

29 vjeçarja e cila ka një djalë 15 muajsh me bashkëshortin Orlando Bloom, praktikon nga 30 minuta në ditë ‘yoga’ dhe refuzon ushqimet e shijshme si pjesë e dietës së saj.
“Unë sigurohem që të bëj gjysmë ore ‘yoga’ në mëngjes, në mënyrë që të ndihem më pas më mirë. Unë kam punuar mjaft shumë duke bërë pilates dhe ‘yoga’ dhe ushtrime të lehta me pesha, teksa ushqimi super i shëndetshëm nuk mungon. Mendoj se shëndeti është pasuria juaj”, ka thënë Miranda.