Një lopë me emrin Darcy nga qyteti Brush i Colorados kërkon shumë vëmendje dhe derisa këtë nuk e kishte marrë nga pronarët, vendosi që të shkonte te restoranti i afërt McDonald's.
Pronarja Sandy Winn ka thënë se atë e kishte thirrur policia për ta pyetur nëse ishte lopa e saj.
Punëtorët e restorantit nuk kishin mundur të besojnë kur e kanë parë lopën pranë dritares ku bëhet porositja e ushqimit.
“Lopa ime nuk ka porositur asgjë, ajo ndoshta ka shkuar që të vizitojë disa të afërm”, ka bërë shaka Sandy.
Disa të tjerë janë tallur duke thënë se Darcy kishte shkuar në restorant për të protestuar kundër prodhuesve të ushqimit të shpejtë, të cilët përdorin mishin e lopëve.