NATO nuk do të lejojë dhunë ndëretnike

NATO-ja ka tërhequr vërejtjen se nuk do të lejoj që tensionet ndëretnike në Kosovë të përshkallëzojnë në dhunë për shkak të zgjedhjeve në Serbinë fqinje më 6 maj.

Gjenerali danez, Knud Bartels, kryesues i Komitetit Ushtarak të NATO-s, tha të enjtennë Bruksel se batalioni për reagim të shpejtë gjermano-austriak, që aktualisht po vendoset në Kosovë, do të siguroj një ambient të qetë dhe të sigurt.
Të enjten ateroi në Kosovë edhe një zbarkim i 70 trupave gjermane të Batalionit të dytë të Forcës Operacionale Rezervë. Kjo është pjesa e dytë e zbarkimit të 550 ushtarëve gjermanë dhe 150 ushtarëve austriakë, i cili do të kompletohet deri të hënën e ardhshme.
Përforcimet me trupa nga Gjermania dhe Austria, do ta shtojnë në afro 7 mijë pjesëtarë, misionin paqeruajtës KFOR në Kosovë, të udhëhequr nga NATO-ja.
Institucionet e Kosovës kanë paralajmëruar se nuk do të lejojnë mbajtjen e zgjedhjeve lokale të Serbisë në Kosovë dhe as organizimin e zgjedhjeve parlamentare apo presidenciale nga ana e Serbisë për shtetasit me dyshtetësi.