Një grup i opozitës siriane premton njohjen e Kosovës

Amar Abduhamid, udhëheqës i një delegacioni sirian që po qëndrojnë për një vizitë në Prishtinë theksoi se nëse opozita do të qeverisë me Sirinë, kjo e fundit shumë shpejt do ta njohë pavarësinë e Kosovës.

Përfaqësuesit e opozitës siriane janë pritur edhe nga ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj.
“Unë mendoj se pas takimit të sotëm dhe kësaj vizite, si dhe duke u bazuar në bashkëpunimin tonë, i cili vetëm ka filluar, (njohja e pavarësisë së Kosovës) do të jetë numër një në agjendën tonë. Natyrisht se ne nuk mund të flasim në emër të popullit sirian, sepse ne jemi këshilltarë të grupeve të ndryshme politike në terren ... Por, realiteti është se Kosova është në një pozicion të mirë që të përkrahet nga populli sirian”, ka deklaroi Abduhamid, transmeton Rel.
“Ky është një fillim i mirë për raporte të fuqishme në mes të Kosovës dhe popullit sirian”, ndër të tjeram Abduhamid, i cili në vitin 2005 është detyruar të mërgojë në Merilend për shkak të aktiviteteve të tij kundër regjimit.
Ministri Hoxhaj, në anën tjetër, tha se Kosova “në mënyra të ndryshme do ta ndihmojë Sirinë në rindërtimin e një shteti demokratik, ku respektohen të drejtat e njeriut”.
Siria është përfshirë nga protestat antiqeveritare dhe dhuna qysh në mars të vitit të kaluar. Grupet opozitare kërkojnë largimin nga pushteti të presidentetit Bashar al-Assad.
Grupi sirian ka qëndruar sot në Kosovë me ftesë të Klubit për Politikë të Jashtme.