Një australian ka publikuar një video në internet ku shihet një merimangë e madhe duke ngrënë një gjarpër.
Xhirimi, kuptohet, është bërë në Australi, në vendin e njohur për numrin e madh të insekteve dhe reptilëve helmues.
“Skena ishte vërtet e pabesueshme. Kohë pas kohe, gjarpri e sulmonte merimangën, ndërsa ajo atëherë kthehej në rrjet”.
“Unë do të kisha vënë bast në gjarprin, duke pasur parasysh madhësinë e tij, mirëpo në fund merimanga doli fituese”, ka thënë personi që ka bërë xhirimin.