Dr. Dre shpreson t’i shohë në skenë në formë hologrami dy yjet e ndjerë të muzikës, Jimi Hendrix dhe Marvin Gaye, siç bëri reperi Tupac Shakur në festivalin e muzikës Coachella vikendin e kaluar.
Reperi ishte figurë kyçe në zhvillimin e hologramit (animacionit 3D) të Tupac Shakur, që u paraqit në skenë me të të dielën mbrëma, 16 vite pas vdekjes, dhe shpreson që teknologjia të shfrytëzohet edhe për të “ringjallur” vizualisht kitaristin dhe legjendën e ndjerë të muzikës soul.
“Shpresoj që artistë të ndryshëm të jenë në gjendje të sjellin artisët e tyre favoritë. Shpresoj se ne mund a shohim Jimi Hendrix dhe Marvin Gaye. Le të shohim çfarë do të ndodhë”, ka thënë Dre për TMZ.