Adelina Tahiri flirton me balerinin Simone?

Meqë dy edicionet e shkuara të spektaklit “Dancing with the stars” jemi mësuar të shohim histori dashurie, edhe këtë vit kanë filluar të përhapen fjalë për një pëlqim të mundshëm mes balerinit italian Simone, dhe këngëtares Adelina Tahirit.

Brenda spektaklit thonë se kanë vënë re një farë simpatie nga ana e të dyve. Simone i pyetur nga mediat shqiptare, ka pohuar se si mundet të mos i pëlqejë një vajzë aq simpatike si Adelina.
“Është e vërtete që më pëlqen Adelina. E si mund mos të të pëlqejë një vajzë aq simpatike, apo akoma me saktë, aq e bukur sa ajo? Megjithatë nuk dua ta ekzagjeroj. Për momentin bëhet fjalë thjesht për një pëlqim dhe kaq”, ka thënë Simone.
Në edicionin e kaluar të DWS, Simone Pigliacelli pati një lloj pëlqimi edhe për bukuroshen Agnesa Vuthaj.