Kontratat e naftës kanë rikuperuar një pjesë të humbjeve të premten, por janë duke mbyllur edhe performancën më të dobët javore në 3 muajt e fundit. Kontratat e naftës janë presuar në këtë javë nga tërheqja e investitorëve prej stoqeve me risk, si pasojë e rizgjimit të shqetësimeve për rrugën që do të ndjekë kriza e borxhit sovran të Eurozonës.
Ndikim presues ka dhënë edhe të dhënat zhgënjyese të punësimit në shtetet e bashkuara si dhe ngadalësimi i fortë i aktivitetit të manifakturës amerikane në perëndimin e mesëm. Këto të dhëna presojnë naftën për shkak se reflektojnë dobësi të forcës konsumatore.
Nafta bruto Brent e Londrës u rrit 43 cent në 118.43 dollarë për fuçi. Nafta bruto amerikane për majin, kontratë e cila përfundon ditën e sotme u rrit 44 cent në 102.71 dollarë për fuçi.