Nokia, numri një në botë i telefonave mobil, bëri të ditur se ka humbur 929 milionë euro në tremujorin e parë të vitit 2012, një rezultat dukshëm shumë më i keq se sa që pritej.
Nokia kishte publikuar një paralajmërim për rezultatet javën e kaluar, por humbja i tejkalon dukshëm parashikimet e analistëve të agjencisë, "Dow Jones Newswires", të cilët kishin shpresuar për një humbje neto prej 554 milionë euro.
Shitjet ranë me 30 për qind për 7354 miliardë euro, një shifër në përputhje me pritjet e analistëve.
Vetëm pas shpalljes së këtyre rezultateve, ndërmarrja Nokia fitonte 1 për qind në bursën e Helsinkit në një treg në rritje prej 1.7 për qind.