Spanja miraton buxhetin e shkurtuar

Qeveria spanjolle miratoi projektin e saj për buxhetin e vitit 2012, që planifikon më tepër se 27 miliardë euro mes kursimeve dhe të ardhurave të reja, veçanërisht me anë të ngrirjes së pagave të nëpunësve dhe uljes së buxheteve të ministrive mesatarisht 16.9 për qind.

Qeveria spanjolle miratoi projektin e saj për buxhetin e vitit 2012, që planifikon më tepër se 27 miliardë euro mes kursimeve dhe të ardhurave të reja, veçanërisht me anë të ngrirjes së pagave të nëpunësve dhe uljes së buxheteve të ministrive mesatarisht 16,9 për qind.
"Ne jemi përballë me një situatë ekstreme", deklaroi zëdhënësja e qeverisë, Soraya Saenz de Santamaria pas Këshillit të Ministrave dhe detyrimi ynë i parë është që t'i kthehemi llogarive publike të konsoliduara, ndërsa Spanja është angazhuar të reduktojë deri në fund të vitit 2012 deficitin e saj publik, nga 8.51 për qind në 5,3 për qind të Produktit të Brendshëm Bruto.
"Por ky objektiv do të arrihet jo me çdo çmim", tha ajo, duke theksuar nevojën për të mbështetur ata që kanë më tepër nevojë dhe mos të paralizojmë rritjen dhe krijimin e vendeve të punës, në një vend me një normë papunësie rekord, 22,85 për qind. "Kështu që, ne kemi marrë vendimin për të mbajtur rivlerësimin e pensioneve, të ngrimë pagat e nëpunësve në vend që t'i ulim ato, përfitimet e papunësisë dhe shpenzimet sociale, veçanërisht bursat", theksoi ajo.