LDK kritikon projektligjet për bankat

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka prezantuar vlerësimet dhe qëndrimet e saj lidhur me projektligjet për Banka dhe Institucionet Mikrofinanciare dhe Institucionet Financiare jo bankare. Zyrtarë të LDK-së thanë se nuk janë kundër rregullimit të sektorit bankar, aq më pak kundër rregullimit të sektorit të mikrofinancave që operojnë si OJQ, porse, sipas tyre, janë kundër mënyrës që Qeveria ka zgjedhur t’i transformoj këto institucione mikrofinanciare të regjistruara si OJQ në shoqëri aksionare.

Këto qëndrime i ka shpalosur LDK, gjatë një konference për media, e cila është të mbajtur të shtunën, nëpërmjet grupit të ekspertëve të fushës së ekonomisë, me ç’rast kanë kritikuar ashpër veprimet e qeverisë dhe mënyrën se si ajo po ngutet në miratimin e projektligjeve që kanë të bëjnë me Bankat dhe Institucionet Mikrofinanciare dhe Institucionet Financiare Jobankare
Hikmete Bjarami, anëtare e grupit të ekspertëve nga radhët e LDK-së ka thënë se kjo formë e transformimit të tyre bie ndesh me shumë ligje të tjera dhe parimet ndërkombëtare të funksionimit të OJQ-ve. Shndërrimi i OJQ-ve në shoqëri aksionare, sipas saj, do të krijonte një precedent të keq për shoqërinë civile dhe do të kishte efekte shumë negative në financimin e mëtutjeshëm të OJQ-ve nga donatorët.
“Tek Neni 92, i cili definon regjistrimin dhe mbikëqyrjen e institucioneve mikrofinanciare dhe institucioneve jobankare financiare thuhet se, ‘Të gjithë personat juridik që kërkojnë të operojnë qoftë si institucion mikrofinanciar OJQ, duhet të regjistrohen edhe si kompani aksionare në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, të cilat pastaj regjistrohen në BQK, për të cilën gjë vlejnë dispozitat e neneve 7-14 të këtij ligji, që rregullojnë regjistrimin e institucioneve mikrofinanciare’. Ne mendojmë se ky nen pa të drejtë prek subjektivitetin juridik të OJQ-ve mikrofinanciare”, ka thënë ajo.
Bajrami më tej, i ka rikujtuar qeverisë se menaxhimi i institucioneve mikrofinanciare të cilat janë të regjistruara si OJQ, ka qenë edhe me herët përgjegjësi e BQK-së. Por, subjektiviteti juridik i tyre është i bazuar në Ligjin për Liri të Asocimit në OJQ. “Këto institucione mikrofinacare janë të regjistruara në bazë të këtij ligji dhe çfarëdo tentative për interferim në trajtimin e subjektivitetit juridik të këtyre institucioneve me ligje tjera është kundër-ligjor”, ka thënë ajo.
LDK konstaton se, transferimi i OJQ-ve mikrofinanciare në shoqëri aksionare është shkelje e parimeve ndërkombëtare të së drejtës jo-për-përfitim.
Bajrami më tej ka shtua, duke thënë se Kuvendi, nuk mbanë asnjë përgjegjësi për ngecjet e kësaj qeverie, nëse pozita e Kosovës në FMN gjatë muajit prill nuk avancohet, nga pozita e të monitoruarit në pozitën e përfituesit, porse sipas saj përgjegjësinë do ta mban Qeveri. “Ne jemi shtet demokratik dhe se qeveria nuk duhet ta diktojë Kuvendin kur të aprovojë ligje dhe cfarë ligjesh. Ne rikujtojmë këtë qeveri se është e papërgjegjshme dhe e pa aftë dhe kjo është ajo qeveri që mban përgjegjësinë e nxjerrjes së Kosovës nga binarët e marrëvheshjes me FMN. Qytetarëve të Kosovës u ka kushtuar shumë kjo qeverisje e keqe dhe e pa aftë dhe e ka degraduar nga pozita e përfituesit me FMN-në”, ka thënë ajo.
LDK, me këtë rast, ka dhënë edhe alternativat e saj për sa i përket projektligjeve që do ta rregullonin sistemin Bankar dhe mikrofinaciar në Kosovë, duke kërkuar që javën e ardhshme ky ligj të kthehet për trajtim në Kuvendin e Kosovës.