Veç sa për të përmbushur një formalitet është shpallur konkursi për anëtarë të bordeve të ndërmarrjeve publike qendrore e lokale. Anëtarë bordesh do të bëhen vetëm ata që kanë dekretin e partive në pushtet.
Koha Ditore ka një listë njerëzish të propozuar për borde që ka nxjerrë Koalicioni për Kosovë të Re, i cili është partner kryesore në koalicionin qeverisës me Partinë Demokratike.
Janë 16 ndërmarrje në proces të zgjedhjes së anëtarëve të bordeve, e në secilin KKR-ja do të ketë nga dy njerëz, nga pesë ose shtatë sa kanë gjithsej organet më të larta të këtyre ndërmarrjeve.
Ngaqë KKR-ja ka disa subjekte politike, midis anëtarëve do të ketë nga AKR-ja, PD-ja dhe nga E15-dhshi
Ngaqë KKR-ja ka disa subjekte politike, midis anëtarëve do të ketë nga AKR-ja, PD-ja dhe nga E15-dhshi
Një burim i ka thënë gazetës se KKR-ja ia ka dorëzuar PDK-së këtë listë, ndërsa e kundërta nuk do ka ndodhur. Sipas këtij burimi, PDK-ja ka eksperiencën e mëhershme në dërgimin e njerëzve të saj në këto borde dhe politizimin e tyre e bën në mënyrë të sofistikuar.