Salihaj në garë për kryetar të Ferizajt

Është bërë publik qëndrimi i Degës së LDK-së në Ferizaj që për kryetar komune të këtij qyteti do të kandidojë kryetari i kësaj dege Adem Salihaj.

Në një garë të brendshme Salihaj kishte marrë 23 vota, Berat Jashari 8 dhe Avdullah Hoxha 4 sosh,raporton portali Koha.net.
Gjatë votimit kishte qenë i pranishëm edhe Ismet Beqiri, kryetar i Grupit Parlamentar të LDK-së.