Dortmundi bën gabim

Dortmundi ka bërë gabimin e radhës duke barazuar në shtëpi ndaj Stuttgartit në një supersfidë ku u shënuan plot tetë gola, po që përfundoi pa fitues me rezultat 4-4.

Në fillim nuk kishte gola, por gjithçka filloi pas gjysmë ore lojë (33’) kur Shinji Kagaëa realizoi për 1-0 dhe epërsinë e Dortmundit pas pjesës së parë.
Me të filluar fraksioni i dytë, Blaszczykoëski shënoi për 2-0 (49’), duke i bërë të gjithë të mendojnë se gjithçka përfundoi. Në fakt, kështu nuk menduan mysafirët.
Brenda tetë minutave, Ibisevic (71’) dhe Schieber me dy gola (77’ dhe 79’) e kthyen epërsinë në të mirë të Stuttgartit.
Vendasit nuk u dorëzuan dhe Mats Hummels barazoi shifrat (81’), për t’i dhënë shpresë tifozëve për fitore. Në minutën e 87-të Ivan Perisic shënoi atë që u mendua se ishte goli i fitores për 4-3, por fjalën e fundit në këtë takim e kishte Christian Gentner i cili shokoi të gjithë duke shënuër për 4-4.
Me këtë barazim Dortmundi ka 63 pikë në tabelë tetë javë pa përfunduar sezoni në Bundesliga, përderisa Bayerni me një fitore eventuale të shtunën ndaj Nurnbergut në transfertë do të afrohej në vetëm tri pikë.