Mos i lejoni zgjedhjet!

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kërkojnë nga ekzekutivi i vendit që t’i përdorë të gjithë mekanizmat e tij për të parandaluar mbajtjen e zgjedhjeve serbe në Kosovë.

Madje, ligjvënësit konstatojnë se nëse Qeveria e Kosovës do të lejojë mbajtjen e zgjedhjeve serbe, ajo do të pajtohet që është e paaftë për ta mbrojtur vendin dhe se pajtohet me nëpërkëmbjen dhe shkeljen e sovranitetit dhe integritetit të vendit.
Këto reagime vijnë vetëm një ditë kur Zëri ka raportuar se një zyrtar i lartë ndërkombëtar ka deklaruar në kushte anonimiteti se zgjedhjet nacionale serbe do të mbahen në tërë territorin e vendit dhe se qeveria nuk do t’i parandalojë ato, pavarësisht nga fjalori i ashpër i kryeministrit Hashim Thaçi.