Mëson alfabetin 92 vjeç - publikon libra pasi mbush 98 vjet

Amerikani James Arruda Henry është njeriu i parë në botë, i cili deri në moshën 92 vjeçare ka qenë analfabet, ndërsa kur ka mbushur 98 vjet ka publikuar disa libra.

Henry, i cili ishte peshkatar me profesion, për një kohë të gjatë e mbajti të fshehur se nuk dinte shkrim-lexim, mirëpo përkundër suksesit në karrierë dhe në jetën private, ai ndjehej i turpëruar që ishte analfabet.
Ai madje nuk ka mundur t’i lexojë menytë e restoranteve, porse ka dëgjuar të tjerët duke porositur dhe ka kërkuar të njëjtën gjë.
Mirëpo, tani librin e tij autobiografik “In A Fisherman's Language” e lexojnë nëpër shkolla fillore si vepër të rëndësishme.
“As që kam ëndërruar se do të shkojë kaq larg. Nuk kam ditur as të lexoj as të shkruaj, ndërsa më pas kam mësuar dhe kam publikuar libra rreth udhëtimeve të mia në jetë. Jam shumë i lumtur, mund t’ju them se njerëzit më shkruajnë letra dhe më mbështesin”, ka thënë Henry për Associated Press.