HRW: Lironi të arrestuarit për motive politike

Serbia duhet menjëherë t’i lirojë dy shqiptarët e arrestuar më 28 mars, si reagim pas katër serbëve të arrestuar në Kosovë. Ky është paralajmërimi i organizatës për të drejtat e njeriut, Human Rights Watch. Po ashtu, HRW ka kërkuar që edhe Kosova të rishqyrtoj statusin e serbëve të arrestuar.

Më tej, organizata ngritë dyshime se si është e mundur që serbët të bartnin materiale zgjedhore ku mbajtja e tyre më 6 maj është kundërshtuar dhe hedhur poshtë nga të gjithë, transmeton Indeksonline.
“Arsyetimi i mbajtjes në burg të dy shqiptarëve pa arsye ligjore është arbitrare", ka thënë Lydia Gall, nga Human Rights Watch.