Robbie Williams ka njoftuar në ueb-faqen zyrtare se ai dhe gruaja e tij, Ayda Field, po presin fëmijën e parë së bashku.
“Do të kemi foshnje! Unë dhe Ayda do të bëhemi prindër këtë vit”.
“Tashmë jam i dashuruar në atë personin e vogël që po rritet në barkun e nënës. Mezi pres të bëhem baba”, ka shkruar këngëtari britanik.
Çifti është martuar në vitin 2010, ndërsa ky është fëmija i tyre i parë.