NBA: Miami “nxehet” në çerekun e katërt

Një seri e shkëlqyeshme në çerekun e katërt që rezultoi me 17 pikë të pastra, i ka dhënë Miami Heat fitoren 99-96 ndaj Phoenix Suns.

Phoenix udhëhoqi 90-80 me shtatë minuta e gjysmë të mbetura, por Heat u nxehën për të përmbysur rezultatin në këto minuta dhe për t’i dhënë Miamit fitoren e 14-të radhazi në American Airlines Arena.
Suns dështuan të shënojnë për më shumë se gjashtë minuta dhe Heat morën avantazhin e plotë duke shënuar nënë gjuajtje të lira dhe duke kaluar në avantazh 97-90.
Chris Bosh shënoi pikët më të larta për Heat, 29, derisa LeBron James kontribuoi me 20 të tjera, tetë kërcime dhe gjashtë asistime. Wade shënoi 19 pikë për Miamin, që shënoi fitoren e 34-të (11 disfata) dhe i afrohet me 2.5 ndeshje skuadrës lidere të NBA-së, Chicago Bulls.
Grant Hill ishte më i sakti me 19 pikë për Phoenix, që tash ekuilibron fitoret dhe disfatat, nga 23 secilën.