Amerikania Susanne Eman, e cila peshon 330 kilogramë, ka për qëllim që të arrijë peshën prej 730 kilogramësh dhe të bëhet femra më e trashë në botë.
Në planin e saj do t’i ndihmojë i dashuri i ri, Parker Clack, me të cilin është njohur përmes internetit, ndërsa ai është kuzhinier.
“Mua më pëlqen të ha, Parkerit i pëlqen të gatuajë. Ne jemi çift i ëndrrave”, citon Huffington Post fjalët e Susanne.
33-vjeçarja ka dy fëmijë, ndërsa planifikon të martohet me Parkerin, i cili do t’i ndihmojë për t’i realizuar ëndrrat e saj.
Ndërkaq, derisa thotë se ata janë një çift i përsosur, Parker është i shqetësuar për gjendjen shëndetësore të të dashurës së tij, e cila konsumon rreth 20.000 kalori në ditë, prandaj po përpiqet që ta bindë atë për të punuar dhe për të ushtruar.