Është në interes të të gjitha palëve që marrëveshjet nga Brukseli të respektohen dhe të zbatohen.
Bashkimi Evropian i ka dërguar një mesazh Beogradit, Prishtinës dhe vendet tjera të Ballkanit Perëndimor me të cilin theksohet nevoja për të respektuar plotësisht marrëveshjen mes Prishtinës dhe Beogradit për përfaqësimin rajonal të Kosovës, thotë për Beta një zyrtar i lartë BE-së.
I pyetur nëse fakti se ditëve të fundit përfaqësuesit e Serbisë i kanë lëshuar dy herë takimet rajonale, ndërsa ata të Kosovës një herë, është dëshmi se po anashkalohet marrëveshja për përfaqësimin rajonal, ai tha se është në interesin e të gjitha palëve dhe të shteteve të Ballkanit Perëndimor që marrëveshjet e arritura në Bruksel të respektohen dhe të zbatohen.