Policia në Hong Kong zbuloi rreth 800 kobra të cilat besohet se janë kotrabanduar për t’u shitur si ushqim për restorantet luksoze.
Kobrat helmuese kineze ishin paketuar në 180 thasë plastike dhe ishin fshehur në një gropë në plazhin e ishullit Lantau, njoftoi gazetaSunday Morning Post.
Ekspertët për kafshët i vunë në gjumë me qetësues, duke thënë se gjarpërinjtë nuk duhet lejuar në ambient sepse mund të paraqesin rrezik për sigurinë publike, njoftoi DPA.
Kobrat kineze zakonisht përdoren për përdorimin e ilaçeve, verës nga gjarpri dhe supës. Këta zvarranikë janë shumë të popullarizuar në Kinë.