Fillimi i festës më të madhe në botë u shënua me qindra mijëra valltarë që vërshuan rrugët e kryeqytetit të Brazilit në festën e përvitshme të muzikës, vallëzimit dhe kostumeve shumëngjyrëshe.
Një ditë pasi King Momo deklaroi zyrtarisht të hapur karnavalin, rrugët e Rio de Janieros u kthyen në një det me ngjyra, pendla dhe shkëlqim.
Kostumet shumëngjyrëshe dhe tingujt e sambas mbushën ajrin derisa festa vazhdoi nëpër lagjet e njohura si “bloçkës”, të cilat konsiderohen si damarë gjaku për festimet e karnavalit.
Autoritetet vlerësuan se rreth një milion njerëz do t’i bashkohen festës zyrtare Cordao da Bola Preta, që tash është 93 vjet e vjetër.
Çdo vit karnavali tërheqë mbi 250.000 turistë në këtë qyte,t të cilët iu bashkohen miliona banorëve lokale në festën e cila zgjat natë e ditë pa ndalë.