Për betejën tradicionale të domateve në Spanjë, me siguri se keni dëgjuar. Por, a e keni ditur se edhe në qytetin italian Ivrea, afër Torinos, organizohet tradicionalisht beteja e portokajve, gjatë kohës së karnavaleve?
Sivjet për këtë betejë janë harxhuar 57.000 kuti, respektivisht 400 tonelata portokaj.
Kjo betejë i ka rrënjët në shekullin e XIX-të, kur popullsia lokale filloi të protestojë kundër një sunduesi feudal, duke hedhur ushqimet.
Më herët banorët gjuanin mollët dhe fasulen, ndërsa në fillim të shekullit XX si “armë” filluan t’i përdorin portokajtë.