Krasniqi: Qeveria të mos ngutet

Kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, ka deklaruar se Kuvendi nuk është pjesë e bisedimeve dhe rrjedhimisht nuk ka kurrfarë materiali për përfaqësimin rajonal të Kosovës.

Ai u ka bërë thirrje institucioneve dhe veçanërisht Qeverisë, që të kenë kujdes dhe të mos nguten lidhur me prezantimin e Kosovës në rajon, raporton KTV.
Ndërkaq, lidhur me pyetjen nëse kjo marrëveshje duhet të ratifikohet në Kuvend, Krasniqi ka deklaruar se marrëveshja mund të bëhet në atë mënyrë që të mos vijë fare në Kuvend, ashtu siç ka ndodhur edhe me konkluzionet e tjera të arritura në bisedime.
Krasniqi nuk ka treguar nëse dikush duhet të japë përgjegjës nëse nuk përmendet fjala republikë.
Seanca e ardhshme e Kuvendit të Kosovës do të mbahet më 1 mars.