Greqia nuk kërcënon ekonominë botërore

Greqia, që po lufton shumë për të shmangur disfatën, nuk është një kërcënim për ekonominë botërore, deklaroi Jorg Asmussen, një nga drejtorët e Bankës Qendrore Evropiane, edhe pse vendet e G20-s ende presin me padurim një zgjidhje.

"Fatmirësisht Greqia nuk është një kërcënim për ekonominë botërore", tha për gazetën Financial Times Deutschland drejtori Asmussen. "Vendet e tjera ende presin një zgjidhje, por nga takimi i G20-s, deri në fund të javës, do të kemi përparuar në këtë drejtim", tha drejtori.
Një takim ministrash të Financave të Eurozonës do të zhvillohet sot në Bruksel për të arritur një marrëveshje për programin e ri për të ndihmuar Athinën.