I ashtuquajturi ministër për Kosovën, Goran Bogdanovic, ka konfirmuar se është në dijeni për letrën e dërguar nga ana e Prishtinës vendeve të BE-së, ku kërkohet që Serbisë të mos i jepet statusi i kandidatit.
Ai ka thënë për mediat serbe se Serbia me siguri se do të marrë pjesë në takimin e nesërm në Bruksel.
“Një letër e tillë nuk paraqet befasi. Tashmë disa ditë paralajmërohet dërgimi i kësaj letre në Prishtinë”, ka thënë Bogdanovic duke shtuar se në një veprim të tillë nuk ka “gisht vetëm Prishtina”, transmeton “Rel”.
Ai ka thënë se Qeveria e Kosovës ua ka dërguar letrën vendeve anëtare, dhe jo Brukselit, dhe për këtë arsye nuk ka konfirmim zyrtar për marrjen e letrës nga ana e Brukselit.