Nis Java e Minatorëve

Në përvjetorit e 23-të, nga sot e deri më 28 shkurt 2012, minatorët e Trepçës do të rikujtojnë grevën e urisë, që asokohe shkundi themelet e Jugosllavisë.

Gjatë kësaj jave, tashmë tradicionale, do të organizohen manifestime dhe veprimtari të ndryshme, ndërsa do të ketë edhe veprimtari kulturore e sportive, homazhe e vizita nëpër familje dëshmorësh.