Ndalohet shkrimi i sms-ve gjatë ecjes!

Njerëzit të cilët do të kapen duke dërguar mesazhe telefonike gjatë kohës së ecjes nëpër qytetin Fort Lee në New Jersey, do të dënohen nga policia.

Ky ligj është sjellë si pasojë e aksidenteve të cilat i pësojnë këmbësorët duke mos i kushtuar vëmendje komunikacionit gjatë kalimit të rrugëve.
Sipas Sky News, policia në Fort Lee ka angazhuar patrulla që i ndjekin këmbësorët nëse ata shkruajnë ‘sms’ duke ecur, dhe po ashtu në këtë qytet po zhvillohet një fushatë sensibilizimi rreth këtij ligji.
“Diçka e tillë ua turbullon vëmendjen. Këmbësorët nuk shikojnë ku po ecin. Nuk janë të vetëdijshëm për ambientin rreth tyre”, ka thënë shefi i policisë në Fort Lee.