Pepe mendon vetëm për Realin

Mbrojtësi i Real Madridit, Pepe, thotë se ai do të qëndrojë në Santiago Bernabeu.

Portugezi është lidhur me një largim nga kampioni i ri i Spanjës pas fundit të sezonit, por vetë lojtari thotë se do të vazhdojë ta veshë fanellën e bardhë edhe sezonin e ardhshëm.
“Është kënaqësi e vërtetë të stërvitem çdo ditë me bashkëlotjarët e mi dhe të jem pjesë e familjes madridiste, që gjithmonë më mbështet. Shpresoj se ne mund të festojmë edhe më shumë tituj në këtë stadium të mahnitshëm”, ka deklaruar Pepe pas fitores së mbrëmshme ndaj Mallorcas.