Kuçi: Nuk kanë filluar bisedimet me serbët e veriut

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, ka thënë se ende zyrtarisht nuk kanë filluar bisedimet me serbët e veriut, por sipas tij ka pasur disa kontakte me qytetarët e Kosovës të asaj pjese.

Kuçi edhe një herë ka shprehur gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të biseduar me të gjithë qytetarët e Kosovës, por gjithnjë në kuadër të pakos së Presidentit Ahtisaari, transmeton Kosovapress.
Kuçi i bëri këto deklarata të hënën gjatë nënshkrimit të një marrëveshje në mes Ministrisë së Drejtësisë dhe Ambasadës së Zvicrës, e cila parash që të gjithë të burgosurit e Kosovës në Zvicër, mund të kërkojnë të kthehen në Kosovë për ta vuajtur dënimin si dhe anasjelltas.