Në Tiranën me diell, këngëtarja kosovare Rona Nishliu i bëri përgatitjet e fundit për Eurovision Song Contest, ku ajo do të përfaqësojë Shqipërinë.
Kështu raporton mediumi prestigjioz evropian, Euroneës, i cili flet për këngëtaren, të arriturat e saj në Kosovë, si vend që nuk ka të drejtë pjesëmarrjeje në spektaklin e madh.
Rona do të jetë këngëtarja e parë me origjinë nga Kosova që do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision dhe ajo do të interpretojë këngën e vlerësuar shumë pozitivisht, “Suus”.
Gjysmëfinalja e parë zhvillohet më 22 maj në Baku, teksa finalja e madhe do të mbahet më 26 maj.