Banorë të shumtë të Kievit janë befasuar të dielën kur e kishin parë statujën e Josef Stalinit duke urinuar, mirëpo policia e ka larguar shumë shpejtë atë.
Statuja me ngjyrë ari shfaq diktatorin e dikurshëm sovjet në një pozitë jo aq të këndshme, ndërsa përveç në kryeqytetin ukrainas, një statujë e ngjashme është vendosur edhe në Lviv.
Statuja thuhet të jetë vendosur nga aktivistët e partisë nacionaliste ukrainase, “Bratstvo”, në mënyrë që të tërheqin vëmendjen e turistëve gjatë Kampionatit Evropian të futbollit.
Frymëzimi për vendosjen e Stalinit në këtë pozë ka ardhur nga simboli i Brukselit “Manneken Pis” (djaloshi që urinon).