Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Bekim Haxhi-Kamishi është zgjedhur asistent, ani pse rregullat e Universitetit të Prishtinës e ndalojnë një gjë të tillë, për shkak të moshës së tij, që është mbi 35 vjeç.
Sipas nenit 186 të Statutit të UP-së përcaktohet që për titullin “asistent i ri”, kandidatit duhet të jetë nën moshën 28 vjeçare (respektivisht 30 në Fakultetin e Mjekësisë, duke i dhënë prioritet specialist) kur emërohet për herë të parë.
I njëjti status përcakton që për titullin e “asistentit kandidati duhet të plotësojë edhe këtë kusht: Të jetë nën moshën 35 vjeçare".
Kamishi është 40 vjeç, ka notë mesatare më të lartë së 8 dhe si i tillë nuk i plotëson kriteret për asistent, përderisa rastin e kanë bërë të ditur dy studente që ishin nën 30 vjeç.
Vendimi për aprovimin e Kamishit është marrë para pak çastesh nga senati i UP-së, bëjnë të ditur burime të Indeksonline.
Për të njëjtat arsye, pse është më i vjetër se sa që lejojnë rregullat, është refuzuar për tu bërë asistent burri i Presidentes, Atifete Jahjaga, Astrit Kuçi.