Surfon në valën më të madhe të regjistruar (Video)

Një surfist nga Havai ka hyrë në Librin e rekordeve Guiness, pasi ka surfuar në valën më të madhe që është parë ndonjëherë.

44-vjeçari Garrett McNamara ka surfuar në valën me lartësi prej rreth 24 metrash. Këtë rekord e ka arritur në nëntorin e vitit të kaluar, mirëpo komisioni i Guinessit tani e ka pranuar rezultatin.
“E dija se (vala) është e madhe, por jo se aq e madhe. Gjithçka u përshtat. Gjithçka ishte ashtu si duhej”, ka thënë McNamara, i cili e ka filluar surfimin nga mosha 11-vjeçare.
Rekordi i mëparshëm ishte për rreth gjysmë metri më i ulët.