Të gjithë duan që lidhja e tyre të funksionojë. E nëse ai dëshiron të marrë pak pauzë që të reflektojë rreth marrëdhënies tuaj, padyshim që nisin dyshimet e para. Këtu lind dhe frika e humbjes së tij, por nëse ai ka nevojë të rishohë marrëdhënien tuaj, ju nuk mund të bëni asgjë për të ndaluar atë. Me apo pa pëlqimin tuaj, ai do e marrë këtë moment reflektimi. Shumë herë pauza për reflektim është nënvlerësuar, besohet, gabimisht, se personi që bën kërkesën në fakt ka vendosur tashmë të largohet nga ju. Por nuk është kështu. Ndonjëherë, kërkesa për një pauzë për reflektim vjen nga nevoja reale për qartësi të ndjenjave dhe qëllimeve që ka ndaj jush, atëherë, në këtë kuptim, pauza për reflektim në fakt mund të shërbejë.
Të distancohesh për një periudhë nga njeriu që doni ndihmon të qartësosh ndjenjat. Jo gjithmonë pauza për reflektim është një fund. Nëse ai dëshiron një pauzë për reflektim, është sepse ka nevojë. Është e mundur që në fund të periudhës së tij të të menduarit, ai të vendos t'i japë fund marrëdhënies tuaj. Ju duhet ta kuptoni se gjërat do të shkonin në të njëjtën mënyrë edhe pa e marrë ai atë pauzë.