Smith i dhuron Federerit kostum nga filmi “Men in Black” (Foto)

Aktori amerikan, Will Smith, ishte i pranishëm në finalen e Madrid Masters të dielën, me ç’rast edhe ai kishte një dhuratë për fituesin e këtij turneu – Roger Federer.

Smith mori ovacione të shumta kur u paraqit në fushën e tenisit në Caja Magica të kryeqytetit spanjoll.
Ai kishte udhëtuar në Madrid për promovimin e filmit “Men in Black 3”, ndërsa finalen e tenisit e ndoqi bashkë me gruan e tij, Jade.
Pas triumfit të Federer, Smith mori pjesë edhe në ceremoninë e shpalljes së fituesit, të cilit ia dhuroi një kostum që e ka veshur gjatë xhirimeve të filmit “Men in Black”.
“Will më tha se jam mjaft ‘cool’, saqë mund të luaj rolin e një agjenti në filmin e tij”, ka deklaruar Federer.