Ramires thotë se trajneri i përkohshëm i Chelseat, Roberto di Matteo, ka sjellë një nivel të ri vetëbesimi në skuadër.
Chelsea sonte në Stamford Bridge do të përballet me Benfican në kuadër të ndeshjes së kthimit çerekfinale të Ligës së Kampionëve, pasi blutë fituan me rezultat 1-0 në ndeshjen e parë.
“Ne kemi kaluar në një fazë të vështirë dhe kemi marrë fuqi nga kjo, dhe kemi gjetur vetëbesim të ri pas ndryshimit”.
“Roberto ka instaluar një vetëbesim të madh në ne dhe kemi filluar të kuptojmë sërish se ne jemi një skuadër e madhe me lojtarë të mëdhenj, dhe që nga fitorja e parë jemi bërë gjithnjë e më të fuqishëm”, ka thënë Ramires për faqen zyrtare të klubit.