Prifti vendos rekord në boks

Prifti anglikan, Dave Smith, nga Australia ka vendosur rekord të ri në boks duke luftuar në më shumë raunde pa ndërprerë.

50-vjeçari ka biskuar më shumë se gjashtë orë pandërprerë në Qendrën rinore të kishës “Trinia e Shenjtë” në Sydney.
Prifti i jashtëzakonshëm, përkundër se gjendet në decenien e pestë të jetës, është përleshur me 66 partnerë në sfidat e boksit, ndërsa i gjithë evenimenti ka qenë i organizuar për përftimin e donacioneve bamirëse.
Smith dhe partnerët e tij kanë arritur të grumbullojnë 10.000 dollarë, të cilët do t’ia dhurojnë Qendrës rinore, gjegjësisht programit të rehabilitimit pranë kësaj qendre që merret me mjekimin e të rinjve që kanë probleme me alkoolin dhe drogën.