Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, i ka thënë Milanit se ata nuk mund të kenë ankesa për penaltitë e akorduara mbrëmë.
Milani u mposht me rezultat 3-1, por rezultati ishte 1-1 kur Alessandro Nesta tërhoqi fanellën e Sergio Busquets për t’i dhënë një penalti të lehtë, pasi italiani u shty nga Carles Puyol.
“Kur ka tërheqje në fanellë, ju akordoni penalti”, ka qenë komenti i parë i Guardiolës.
“Në pjesën e parë ne luajtëm me tre mbrojtës për të krijuar më shumë mundësi shënimi, andaj në fund ne kishim 21 goditje në gol përkundër tre të Milanit. Ne u mbrojtëm mirë dhe pasi kaluam 2-1 në avantazh, ne u kthyem me katër mbrojtës për të kontrolluar ndeshjen”.
“Lionel Messi është një lojtar i jashtëzakonshëm dhe ne kemi një fat të madh që e kemi atë në skuadër”, ka shtuar spanjolli.