Mbreti i Swazilandit, Mswati III, monarku i fundit absolut në Afrikë, ka kërkuar që për ditëlindje t’i dhurojnë vetëm lopë.
Banorët e regjionit Shiselwen kanë fituar nderin që të jenë nikoqirë të kremtimit të ditëlindjes së mbretit.
“Krerët e rajonit Shiselwen, si nikoqirë të ceremonisë, kanë marrë detyrë që të sigurojnë kafshët, të cilat do t’i sakrifikojmë për nder të ditëlindjes së 44 të mbretit. Krerët janë të vetëdijshëm për nderin dhe përgjegjësinë e organizimit të këtij evenimenti”, ka thënë princi Gcokoma.
Sipas princit, udhëheqësia nuk e ka në plan ta paguajë ceremoninë, sepse në buxhetin e Mbretërisë nuk ka mjete të mjaftueshme.
Ndërkaq, revista Forbes e ka renditur Mswatin si një nga 15 monarkët më të pasur në botë, me pasuri personale prej 100 milionë dollarësh.
Mbreti i Swazilandit ka 13 gra dhe secila prej tyre jeton në pallatin e vet.
Ndryshe, Swazilandi është një prej vendeve më të varfra në botë, ku 60 për qind e njerëzve jetojnë me më pak se dy dollarë në ditë.