James Bondi tash pi Heineken

Shprehjen e famshme “Shaken, not stirred” kur James Bondi porosit martini, nuk do ta dëgjojmë më nëpër filma, sepse pija e re e superagjentit është birra Heineken.

Është hera e parë në histori të filmave për agjentin britanik që ai do të porosisë birrë, ndërsa këtë do ta bëjë në filmin e ri “Skyfall”.
Kompania “Heineken SHBA” ka arritur marrëveshje me producentët që produkti i tyre të paraqitet në film, ndërkaq edhe aktori Daniel Craig do të jetë protagonisti kryesor në reklamën e re të Heineken.
Edhe pse shefat e kompanisë së birrës dhe producentët e filmit presin sukses nga ky bashkëpunim, fansat e vërtetë të James Bondit kanë reaguar duke thënë se stili i agjentit nuk përshtatet me kërkimin e birrave.