Thithësja më vjetër në botë punon edhe pas 108 vitesh

Britaniku Harry Cox është pronari i thithëses më të vjetër në botë, e cila akoma është funksionale edhe pas 108 vjet përdorimi.

Thithësja e Cox është prodhuar në vitin 1904, ndërsa nuk ka ndalur së punuari deri më tani.
“Në punëtori i kemi pastruar dhe hedhur gjërat e vjetra. E shikova këtë thithëse dhe vendosa ta mbaj. Më pëlqen t’i grumbulloj gjërat e hedhura, t’i rregulloj dhe t’i përdor sërish. Kjo më bën të lumtur”, ka deklaruar Cox.
Përkundër pasionit të Harryt për aparaturat e vjetra, gruaja e tij Jacqueline shmang përdorimin e thithëses së vjetër dhe të rëndë, dhe përdor modelin modern.