Shtyhet sërish seanca për rastin ”Kleçka”

Është shtyrë sërish seanca e radhës në shqyrtimin kryesor në rastin “Kleçka” për shkak të gjendjes shëndetësore të Belul Limajt, i cili edhe në seancën e kaluar e kishte lëshuar sallën e gjykimit për të njëjtin problem.

Seanca vazhdon të martën prej orës 10:00, ndërkaq, seanca e së hënës thuhet se është shtyrë për shkak se i pandehuri Belul Limaj e kishte pasur të caktuar që sot në orën 11.00 ta bënte një ekzaminim të zemrës.
Ndryshe, rasti “Kleçka” ku janë të pandehur deputeti Fatmir Limaj bashkë me 9 bashkëluftëtarët e tij, ka hyrë në fazën e shqyrtimit kryesor, ku po shqyrtohet pranueshmëria ose jo e dëshmive të Agim Zogajt, i njohur i dëshmitari “X”.